Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar për banorët e prekur nga përmbytjet e këtyre ditëve të fundit se shteti do të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara. Gjatë një konference për mediat lidhur me situatën në fjalë, teksa ka bërë një bilanc të dëmeve ai tha se do t’i kompensojë, sicc ka bërë dhe në rastin e vitit 2010.
“Numri i banesave të dëmtuara është krejt minimal, dhe i takon bashkive që të bëjnë vlerësime. Në zonën e Obotit, ku ka pasur problematikë, për transportin për bagëtitë, është garantuar ushqimi nga ministria e Bujqësisë dhe i është kaluar menjëherë fermerëve per të ushqyer bagëtitë për 10 ditë. Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura këtë herë janë jo produktive. Nuk ka dëme të konsiderueshme, por çdo dëm që ligjërisht duhet kompensuar, do i bëjmë. Kemi kompensuar dhe dëmet e 2010-ës.”, tha Rama.
g.kosovari