Një person është plagosur këtë të premte si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.
Policia bën me dije se dy makina janë përplasur në rrugën “5 Maj”, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A.
Fatmirësisht këmbësori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë së një biznesi, ku shihet se si një prej mjeteve të përfshirë në aksident, që drejtohej nga një grua, përplas shtetasin me inicialet F.A,. i cili qëndronte në anë të trotuarit, në pritje për të kaluar rrugën tek vijat e bardha.
Nga goditja e fortë mjeti ka marrë para kalimtarin, duke e rrëzuar përtokë pa ndenja, ndërsa kalimtarët e tmerruar i janë afruar për ta ndihmuar.
g.kosovari