Policia e Tiranës i vuri prangat një gruaje në kryeqytet e cila rrihte babain e burrit të saj.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, njofton Policia.
Ndërkohë që efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas denoncimit që morën po për dhunë në familje, arrestuan në flagrancë 41 vjeçarin S. K., pasi ka rrahur bashkëshorten e tij.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi shtetasin R. Rr., 30 vjeç pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëvizte u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, 2 aparate celular dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Këto dyhshohet se i ka përfituar nga shpërndarja e lëndës narkotike, dhe policia ia sekuestroi në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ka bërë ndalimin e A. H., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari