Qeveria hungareze e Viktor Orban ka arritur një marrëveshje me kompanine kineze Sinopharm, për blerjen e vaksinës së saj Covid-19. Kjo është një ndërprerje tjetër e raporteve edhe ashtu te ndezura me Brukselin, pas vendimit të Budapestit për të blerë furnizime të vaksines ruse Sputnik V.
Hungaria do të jetë vendi i parë i BE që do të injektojë një vaksinë kineze, nëse autoritetet kompetente kombëtare i japin dritën jeshile përdorimit emergjent të produktit. EMA nuk ka aprovuar as vaksinen ruse Sputnik V dhe as serumin kinez të Sinopharm.