Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme (14 janar) në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.
Nga të dhënat paraprake raportohet se janë 4 viktima dhe disa të plagosur, të gjithë anëtarë të një familje të Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti ku janë përplasur një makinë tip ‘Citroen’ dhe një kamion.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Tronditëse! Viktimat e aksidentit pranë Rubikut janë çifti nga Kosova dhe dy fëmijët e tyre