Një arsimtare nga Vlora, Pëllumbesha Xhiaj, ka humbur jetën nga koronavirusi.
Miq dhe të afërm, kanë ndarë lajmin e vdekjes së saj përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale.
Mësohet se e ndjera kishte 40 vjet që punonte në sistemin arsimor.
Xhiaj ishte mësuese e ciklit të ulët në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë. Prej ditësh ishte e prekur nga koronavirusi, por nuk mundi ta fitojë betejën pavarësisht punës së mjekëve
/a.r