Ndërsa demokratët në Dhomën e Përfaqësuese janë të vendosur që të votojnë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, të cilin e akuzojnë për nxitje të protestuesve gjatë trazirave të 6 janarit, zv presidenti Mike Pence ka kundërshtuar të fuqizojë amendamentin 25, sipas të cilit një president shpallet i paaftë.
Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, Pence shprehet se ai refuzon të fuqizojë amendamentin për të larguar para kohe Presidentin Trump.
“Unë nuk besoj se një akt i tillë është në interesin më të mirë të kombit tonë dhe në përputhje me Kushtetutën”, shkruan në letër zv/presidenti Pence.
/a.r