FBI paralajmëroi një ditë më parë, se mbështetësit e Donald Trump janë duke u përgatitur për trazira gjatë ceremonisë së inagurimit të Joe Biden si president.
Por, ndërkohë që mbështetësit e Trump nuk dorëzohen dhe besojnë ende se mund ta pengojnë marrjen e detyrës nga Biden, është dikush tjetër që tashmë ka vendosur të dorëzohet.
Bëhet fjalë për vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump, e cila gjatë katr viteve të Trump si president, ka qenë krahu i djathtë dhe bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë.
Raportohet se, ndryshe nga i ati, ajo ka vendosur të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Biden si president.
Kjo, për shkak se Ivanka nuk do të prishë reputacionin dhe karrierën e saj.
Sipas mediave, ajo synon që në të ardhmen të kandidojë vetë për presidente të SHBA-së, ndaj dhe nuk do të krijojë një imazh të keq dhe të perceptohet si një figurë ndarëse e amerikanëve, ashtu siç shihet i ati.
Vetë Donald Trump ka deklaruar para se t’i mbyllnin Tuitteri-n, se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Biden si president, duke u bërë kështu presidenti i parë që refuzon të marrë pjesë në ceremoninë e kalimit të pushtetit tek presidenti pasardhës.
g.kosovari