Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ambientet e brendshme të stadiumit Air-Albania i cili tashmë është kthyer në një mini qendër shëndetësore aty ku pret personat që vaksinohen kundër Covid me vaksinën Pfizer.
Së bashku me ministren Manastirliu, e cila do vaksinohet ditën e sotme, Rama bëri një tur nëpër të gjitha postacionet për njerëzit që do vaksinohen. Gjatë bisedës me mjeken Silva Bino, kryeministri rrëfeu se pasi bëri vaksinën i kishin ardhur shumë mesazhe në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
‘Se unë pasi e bëra dje vaksinën, më conin mesazhe, mirë je, hë si je, thonin mirë je? Mirë je? Mirë jam i thoja‘- u shpreh Rama.
g.kosovari