Për të ditën dytë radhazi vijon vaksinimi kundër Covid-19, në “Air Albania Stadium”.
Ditën e sotme po zhvillohet vaksinimi i epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve të cilët janë në vijën e parë të përballjes me sëmundjen e rëndë.
Fushata e vaksinimit për koronavirusin nisi të hënën në orën 15:00, ku edhe u vaksinua në transmetim live kryeministri Edi Rama, ndër emrat e njohur të stafit mjekësor, infeksionisti Pëllump Pipero, mjeku Tritan Kalo si edhe Najada Çomo.
Gjithashtu u vaksinuan 50 mjekë dhe infermierët e parë të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të stadiumit janë vendosur edhe forca të policisë, për shmangur grumbullimet.
Ndërsa disa prej stafit të kujdesit shëndetësorë kanë thenë se ndihen shumë mirë dhe se janë të lumtur që ia arritën kësaj dite pasi kjo është një fillim i kthimit në normalitet për të dhënë fund pandemisë dhe ndoshta këto janë një ogur i mirë për të gjithë këtë situat të pazakont që po kalojmë.
g.kosovari