Evropa po përjeton një mot të pazakontë. Në Spanjë temperaturat kanë shënuar disa gradë nën 0, ndërsa në Greqi moti është për plazh.
Por këto “çmenduri” të motit kanë prodhuar disa situata që janë kapur nga fotografët. Në fotot e publikuara nga BBC shihet një kontrast shumë i thellë mes temperaturave në dy vend, Spanjë dhe Greqi.
Më poshtë disa nga fotot më interesante të shkrepura orët e fundit.
Kjo është një banore e Madridit, e cila ka zgjedhur që të bëjë ski, duke përdodur qenin për ta tërhequr.
Por të bëjnë ski kanë zgjedhur edhe qytetarë të tjerë, ndërsa ka nga ata që thjesht dalin për shëtitje.
Reshjet e dëborës shkaktuan dhe një stuhi në det, ku ky qytetar preferoi që dallgët t’i përdorte për të bërë sërf.
Në një kohë që Spanja po ngrin nga i ftohti, në Greqi situata paraqitet ndryshe, pasi temperaturat janë relativisht të larta, pasi termometri ka shënuar 23 gradë Ceslius dhe qytetarët kanë nisur plazhin.
Por disa banorë detin e kanë zhfrytëzuar dhe për lojëra të ndryshe, si në breg të detit dhe mbi ujë.