Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku mësohet se ka ndërruar jetë një person si pasojë e përplasjeve mes bandave. Viktimë ka mbetur një burrë, i cili dyshohet se është shqiptar.
Fillimisht mediat greke raportuan për dy të vdekur, por më vonë njoftuan se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve të para, viktima u përpoq që të fshihej në një kafene në lagjen Neos Kosmos në Athinë, por u qëllua dhe humbi jetën aty. I plagosur rëndë ka mbetur djali i tij, një 25-vjeçar.
Dy të plagosurit e tjerë janë një punonjës i kafenesë dhe një person tjetër, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasje mes bandave. Mediat kanë raportuar për breshëri të shtënash me armë të qëlluara në zonë.
Policia është vënë në ndjekje të një makine tip “Opel” nga ku dyshohet se kanë qëlluar autorët e kësaj ngjarje dhe më pas janë arratisur. Dyshimet paraprake janë se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.
/a.r