Howard Liebengood, 51 vjeç, oficer për Policinë e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara (USCP), vdiq të Shtunën ndërsa ishte jashtë detyre, vetëm tre ditë pasi shërbeu në vijën e frontit gjatë trazirave tronditëse të Kapitolit. Sipas The Sun, dy njerëz të njohur me këtë çështje thanë se vdekja e oficerit Liebengood ishte një vetëvrasje e mundshme.
Nuk ishte e qartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me ngjarjet e së Mërkurës, pavarësisht se oficeri ishte një nga disa policë që iu përgjigjën trazirave brenda Senatit, zyrtarët nuk janë të autorizuar për të diskutuar çështjen publikisht dhe folën në kushte anonimiteti.
Gus Papanthanasiou, kryetari i sindikatës për policinë e Kapitolit, konfirmoi se oficeri Liebengood ishte midis policëve që iu përgjigjën trazirave.
“Kjo është vdekja e dytë e një oficeri USCP në vetëm dy ditë, me vdekjen e oficerit Brian D. Sicknick të Enjten në mbrëmje nga dëmtimet e pësuara ndërsa ishin në detyrë gjatë sulmit në Kapitol në 6 Janar.’’– tha ai.
“Policia e Kapitolit e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e trishtuar nga vdekja e oficerit Howard Liebengood, 51 vjeç. Ai u caktua në Divizionin e Senatit dhe ka qenë me Departamentin që nga Prilli 2005. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë te familja, miqtë dhe kolegët e tij. Ne kërkojmë që familja e tij dhe privatësia e oficerëve të tjerë të USCP dhe familjeve të tyre të respektohen gjatë kësaj kohe thellësisht të vështirë. Ai është oficeri i dytë i zbatimit të ligjit që vdiq në ditët pasi Capitol u thye nga mbështetësit pro-Trumpit të dërrmuar në përmbysjen e rezultatit të Kolegjit Zgjedhor. Oficeri tjetër, Brian Sicknick, vdiq të Enjten pasi thuhet se ishte goditur mbi kokë nga një fikës zjarri gjatë trazirave”, thuhet në deklaratën e policisë së Capitol.
Sidoqoftë, USCP nuk ka bërë asnjë sugjerim se vdekja e Liebengood ishte e lidhur me trazirat e 6 janarit.
g.kosovari