Ekipet e emergjencës në Indonezi arritën të gjejnë kutitë e zeza të avionit që ra të Shtunën në detin Xhava, me 62 persona në bord. Kutitë e zeza u gjetën në thellësitë e detit, aty ku u zbuluan edhe mbetje të shumta të avionit tip Boing 737 të kompanisë ajrore Srivixhaja, që u zhduk nga radarët rreth orës 2.30 të pasdites së të Shtunës.
Hetuesit pritet të analizojnë të dhënat e kutive të zeza për të zbuluar shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie, prej të cilës nuk ka gjasa të gjenden të mbijetuar.
Avioni ra vetëm 4 minuta pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit Xhakarta për shkaqe ende të paqarta. Mjeti fluturues humbi nisi rënien e menjëhershme nga një lartësi prej 3 mijë metrash, gjatë rrugës për në Pontianak.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan dy shpërthime të fuqishme gjatë rënies dhe kishin parë flakë.
Modeli i avionit të rënë në ujërat e detit Xhava të Shtunën është një Boing 737 më i vjetër se ato të përfshirë në 2 aksidentet tragjike ajrore në vitin 20018. Njëri prej tyre ndodhi sërish në Indonezi dhe i përkiste firmës ajrore Lion Air, ku humbën jetën 189 persona./a.p