Pas Lezhës, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkodër, i cili është një ndër qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet.
Rama është ndalur në Obot, që është një fshat i bllokuar nga reshjet masive të shiut, të cilat kanë shkatërruar rrugën. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se 24 orët në vijim janë më kritiket, pasi reshjet e shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të lartë.
Rama: Më shqetëson fakti që sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive. Pjesën tjetër do ta menxhojmë. E rëndësishme është që nuk ka banesa e bagëti të dëmtuara. Aty ku do të kemi bllokime, do të fusim ekstra sforco me ushtri e mjete lundrimi, për të siguruar që askush të mos ketë probleme, si dhe t’iu shkojë të gjithëve në banesë ndihma. 24 orët që kemi përpara janë më kritiket, pastaj mund të përmirësohet situata.
Rama: Më 2010 janë evakuuar 10 mijë veta, ku i kanë cuar në lloj lloj konviktesh e palestrash dhe ka ndenjur uji me ditë të tëra. Ndërsa tani funksionon infrastruktura e kanalizimeve dhe uji largohet menjëherë.
/a.r