Moduli i uljes dhe roveri i sondës hënore kineze Chang’e-4 kanë rifilluar operacionet për ditën e 26-të hënore në hemisferën e fshehur të satelitit të Tokës. Njoftimi u dha nga qendra “Lunar Exploration & Space” e Administratës Kombëtare kineze të Hapësirës, citon “Xinhua”.
E ulur më 3 janar 2019, sonda Chang’e-4 ka mbijetuar për 736 ditë tokësore. Në Hënë, periudha e ditës dhe e natës janë të dyja ekuivalente me 14 ditë në Tokë.
Roveri do të bëjë një sërë fotosh panoramike, ndërsa spektrometri me rreze infra të kuqe, detektori i atomit neutral dhe radari hënor vazhdojnë të mbledhin të dhëna shkencore, të cilat do të mblidhen dhe publikohen.