Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka njoftuar sot se situata në të gjitha hidrocentralet është nën kontroll.
KESH njofton se situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht paraqitet si më poshtë: Fierza 282.71 m, Koman 172.82m dhe Vau i Dejës 75.02 m
Prodhimi i energjisë vijon të jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë janë 1920 m3/s.
Sot shkarkimet bëhen vetëm nga njëra portë e HEC Vau i Dejës dhe arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s.
“Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujrave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës”, theksohet në njoftimin e KESH.
/a.r