Platforma e medias sociale Twitter ka njoftuar se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë personale të presidentit Trump, si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës.
Kompania tha se vendimi u mor “pas rishikimit të postimeve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump”.
“Pas një analize të kujdesshme të postimeve të fundit në Twitter nga llogaria @realDonaldTrump dhe konteksti që lidhet me to, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës,” tha Twitter.
Kompania thotë se postimet e presidentit shkelin politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e presidentit kishin “shumë të gjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol.
Sipas Twitter, vendimi është marrë “bazuar në një numër faktorësh,” përfshirë “planet për protesta të armatosura në të ardhmen që kanë filluar të shfaqen” në këtë platformë.
Trump iu mbyll nga llogaria e tij për 12 orë të mërkurën pasi ai i quajti njerëzit “të cilët kishin sulmuar Kapitolin e SHBA” patriotë. Qindra mbështetës të tij hynë në godinë ndërsa Kongresi i SHBA u përpoq të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.
Twitter paralajmëroi atëherë se do ta bllokonte Trump përgjithmonë nëse ai shkel përsëri rregullat e platformës.
g.kosovari