Kryetarja e LSI ka habitur jo pak mbrëmjen e së premtes teksa ka marrë në mbrojtje protestuesit që sulmuan Kongresin Amerikan të mërkurën që lamë pas.
Duke folur në emisionin “Java në RTSH”, Monika Kryemadhi deklaroi se demokracia nuk u rrëzua apo uzurpua, por përkundrazi protestuesit treguan dinjitet dhe dolën mbi emocionet.
“Unë mendoj që ngjarjet treguan se SHBA-të janë një vend demokratik edhe pse situate ishte e vështirë për ne që e ndiqnim nga rrjetet sociale, jo më për amerikanët që jetojnë atje. Ajo që dua të theksoj është se demokracia u rrëzua apo u uzurpua, por dolën mbi emocionet. Institucionet qëndruan më të forta sesa politika dhe individët. Megjithatë unë do të dëshiroja që edhe shqiptarët të kishin të njëjtën demokraci dhe të njëjtët politikanë si ata në SHBA” – tha Kryemadhi për “Java në RTSH”.
g.kosovari