Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimeve në Athinë me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis si dhe ministrin Nikos Dendias.
Përmes Twitter, shefi i qeverisë shqiptare publikon foto nga bisedat, teksa shkruan:
“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”.