Sikur të mos mjaftonte dhuna, disa nga rebelët mbështetës të Trump, të cilët sulmuan Kongresin Amerikën të mërkurën, kanë bërë skena të turpshme në korridoret e godinës.
“Daily News” ka mësuar nga një burim i afërt me senatorin Chuck Schumer se protestuesit kanë kryer jashtëqitje në disa prej ambienteve të Kapitolit.
“Sulmuesit e ndyrë, përveç dhunës kanë lënë jashtëqitjet e tyre në ndërtesë dhe gjurmët e këmbëve pasi i kanë shkelur ato. Me gjasë kanë qenë në banjë dhe më pas kanë lyer ndërtesën” – tha burimi.
Të nxitur nga presidenti Trump, protestuesit e ekstremit të djathtë thyen xhamat, luftuan me oficerët e policisë dhe vandalizuan zyrat e ligjvënësve amerikanë.