Shoferi i mjetit tip “Trajler” që përplasi për vdekje efektivin e sigurisë portuale në Durrës një ditë më parë është arrestuar nga policia. Sipas bluve në pranga është vënë F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Nga ngjarja e një dite më parë humbi jetën Artineda Haskasa 25-vjeç, efektive e sigurisë në portin e Durrësit.
Sipas burimeve, efektivja është përplasur në momentin që trajleri po hynte në terminalin e kontejnerëve. 25-vjeçarja ka qenë te trau, ndërsa drejtuesi i trajlerit nuk ka arritur që të frenojë duke e përplasur për vdekje.
g.kosovari