Temperatura dshumë të ulëta janë shënuar në Spanjë. Mediat vendase bëjnë me dije se termometri ka shënuar minus 35.8 gradë Celsius.
Kjo ulje drastike e temperaturave është regjistruar në stacionin e monitorimit të motit në Vega de Liordes, që gjendet në 1.874 metra lartësi mbidetare në provincën veriperëndimore të Leon.
Agjencia e monitorimit të motit AEME ka konfirmuar këto temperaturat të ulëta, të cilat thyen rekordin e disa ditëve më parë që ishte arritur në Spanjë, duke arritur në minus 34.1 gradë.
Spanja aktualisht po përballet me stuhinë Filomena, ku reshjet e borës së rrëmbyeshme ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve që jetojnë në zona më malore.
g.kosovari