Bandat shqiptare dyshohen se fshihen pas dy korrierëve të drogës britanikë që u ndaluan në Skoci pasi po transportonin një sasi kokaine me vlerë 6 milionë Paund.
Mediat bëjnë me dije se David Murdoch, 56 vjeç, u takua me dy persona nga Europa e Lindjes, ende të paidentifikuar, një ditë përpara se të kapej nga policia së bashku me Graham McCulloh, 39 vjeç.
Një prej anëtarëve të bandës la në bagazhin e një furgoni “Mercedes Citan” 3 çanta të mëdha. Më pas furgoni dhe një BMW u ndoqën nga autoritetet përpara se të ndaloheshin.
“Autoritetet po punojnë të identifikojnë dy personat e tjerë, por shërbimet inteligjente sugjerojnë që janë shqiptarë”, tha një burim për median britanike., The Sun.
McCulloh kishte fshehur 52 kilogramë kokainë në një vend sekret brenda furgonit. Droga ishte ndarë në 43 pako dhe vlera shkonte deri në 5.9 milionë Paund.
Ndërkohë tek makina tjetër BMW u gjet një çantë shpine me 7 kilogramë drogë vlera e të cilës shkonte deri në 400 mijë paund.
/a.r