Partia Demokratike duket se është drejt përfundimit të krijimit të listave me të cilat do të shkojnë drejt zgjedhjeve më 25 prill.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar gjatë një interviste për Report Tv, 5 partitë e vogla opozitare që do i bashkohen listës së PD-së.
Bëhet fjalë për partinë e tij, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, Partinë Republikane të Fatmir Mediut, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit.
“Ne jemi në fazën më të mirë. Kemi pasur shumë takime dhe besoj që në javën tjetër do të konkretizojmë formulën finale.
Ne grupi opozitar i partive, 5 partive që kemi qenë më parë në parlament i jemi bashkangjitur listës së PD-së. Kjo është një çështje e mbyllur.
Tani do caktohen vetëm numrat dhe vendet. Deri tani mendohet që LSI do të dalë me siglën e vetë, por akoma nuk është zyrtare.
Është një çështje mes PD-së dhe LSI-së. Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në si 5 parti të vogla.
I takon PD-së që këtë marrëveshje që ka bërë me ne, ta ndjekë ose jo me LSI-në” – tha Shehi.
Nderkohe qe ne deklaraten e Shehit, vihet re se ne marreveshje ende nuk eshte perfshire Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukes. Jane ende ne bisedime per akord Basha e Duka?!/a.p