Shqipëria dhe Turqia do të krijojnë Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, që do të evitojë procedurat burokratike në fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kjo është një nga marrëveshjet e nënshkruara mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Erdogan në Ankara. Lajmin e konfirmoi vetë Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp, ku nuk ngurroi të falenderonte Turqinë dhe Erdogan për ndihmën e vazhdueshme ndaj Shqipërisë edhe në kohë të tilla si pandemia e koronavirusit.
“Solidarizimi ndaj ngjarjeve të tilla reflekton esencën e kësaj marrëdhënie dhe të humanizmit. Jam sot vertëë krenar që m’u dha mundësia dhe nderi që të nënshkruaj këtu në emër të Shqipërisë me Presidentin Erdogan deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë. Vlera më e madhe që unë shoh është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta dhe për të punuar nga afër bashkarisht duke kapërcyer barrierat burokratike, pra duke funksionuar si një organizëm që sheh, projekton dhe bashkëpunon në të njëjtin drejtim”, tha Rama.
Ndërkohë kryeministri shqiptar ka kërkuar që Turqia të mbajë premtimin për ndërtimin e Spitalit të Fierit.
Rama tha se pala turke është zotuar ta ndërtojë brenda 3 muajsh. Por presidenti turk përmes humorit tregoi dy gishtat, duke u shpreh se do ndërtimi do të përfundojë para zgjedhjeve.
/a.r