Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier Lushnje në afërsi të vendit të quajtur kryqëzimi i shoferit.
Shpejtësia e madhe ka çuar në një manovër të gabuar në parakalimin e drejtuesit të mjetit Opel i cili për pasojë është përplasur me automjetin e tipit Audi
Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin dy mjetet në rrugë.
Dëmet materiale janë të mëdha ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë lendime të lehta pa probleme për shendetin e tyre.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ka ndaluar drejtuesit e të dy automjeteve si dhe ka ndërhyrë për rregullimin e trafikut ne autostradë./a.p