Pas më shumë se tre muajsh nga vrasja e Armando Baboçit në Durrës, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje. Sipas policisë në pranga është vënë Enrik Gjini, 25 vjeç, banues në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pse më sheh” ka qenë ky motivi i sherrit masiv, ku një grup prej 5 personash të konfliktohen fizikisht me sende të forta dhe më pas me armë, duke vrarë 39-vjeçarin Armando Baboçi (Gjini) dhe duke lënë të plagosur djalin e tij, Erald Gjini 19-vjeç.
Të arrestuar për këtë ngjarje janë Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës.
Ka qenë Klodjan Daci i cili ka qëlluar me armë babë e bir, Armando Baboçi (mban mbiemrin e gruas) dhe Erald Gjini. 39-vjeçari mori plumb në bark, e për pasojë humbi jetën ndërsa djali ka marrë plagë në duar, jashtë rrezikut.
Ndërkohë, te spitali i Traumës në Tiranë ndodhet një tjetër i plagosur. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin me inicialet H.T., kushëri me të arrestuarit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende.
g.kosovari