Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme,të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat e thella malore do kemi reshje dëbore.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi pauz të reshjeve.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.
Era do fryjë mestare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Paraditja paraqitet me vranësira të shpeshta por pa reshje në territorin e Kosovës. Ndersa mesdita dhe pasditja sjellin reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin.
Maqedonia e Veriut
Vranësira të dendura t, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu e dëbore mbizotërojnë motin në MV gjatë gjithë ditës.
g.kosovari