Monika Kryemadhi, kryetare e LSI nuk eshte dakord me shifrat qe nxjerrin sondazhet ne Shqiperi, pavaresisht se ku dhe nga kush organizohen.
Ajo ka reaguar për rezultatet e sondazhit Piepoli të publikuar disa ditë më parë nga një faqe europiane që e tregon LSI-në me rënie 2 deri në 4%.
Kryemadhi ka deklaruar në “Top Albania Radio”, se sondazhi është bërë nga kompania e Baton Haxhiut dhe Karlo Bolinos, më pas është “sponsorizuar nga zyra e Ramës”.
Ajo tha se sipas faqes angleze “Strawpoll”, LSI do të arrijë 40 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit te ketij viti, duke perafruar nje rezultat sipas saj mbi 31 perqind!
“Ua them unë, ky është një sondazh. Ky është një lajm i sponsorizuar nga zyra e Ramës që e ka nxjerrë në një faqe europiane.
Dhe shikoni çfarë thotë, ky institucion nxjerr edhe Piepolin, sondazhi që punon për Baton Haxhiun dhe Karlo Bolinon.
Tani e ka nxjerrë LSI-në që do shkojmë 3-4% sipas rezultatit të këtyre.
Mua më del 31.76% një sondazh që e bën një faqe angleze, pra ma nxjerr me 40 deputetë LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.