Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Recan.
Sipas burimeve policore një 59-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.
Bëhet fjalë për një 59-vjeçar me inicialet M.A.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.
/a.r