Vargu i detajeve të rënda të zbuluara pas vrasjes së dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhit nga 59-vjeçari Përparim Tela vijon.
Mimoza, vajza e Kristina Bardhit dhe Përparim Ademit është nisur që të trafikohej në një familje greke por s’është pranuar për shkak të një tipari dallues, një sy jeshil dhe një sy ngjyrë kaf.
Emisioni “Shqipëria Live“ në Top Channel ka siguruar foto të vajzës e cila tani është 30 vjeç.
Vëllai i dy motrave të vrara më 31 dhjetor të vitit 2020, dha detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Bashkim Metani hodhi akuza të forta ndaj 59-vjeçarit, duke thënë se kishte një rrjet të mirëfilltë për shitjen e fëmijëve. Madje ai shtoi se Përparimi ka shitur më shumë se 10 fëmijë të motrave të tij.