1785- Lindi shkrimtari gjerman Jakob Grimm, themeluesi i studimeve moderne gjermane. Me vëllain e tij Wilhelm, ai mblodhi dhe botoi histori dhe përralla për fëmijë. Ai filloi punën për “Fjalorin gjerman” të madh (1852).
1809-Lind mësuesi francez Louis Braille, i cili në 1829 realizoi një metodikë speciale qe u sherbente për lexim të verbërve (Braille).
1960-Shkrimtari francez Albert Camus, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në 1957, vritet në një aksident automobilistik.Vepra e tij letrare përfshin romanet e famshëm “I huaji” dhe “Murtaja” si edhe esetë “Miti i Sizifit” dhe “Njeriu Rebel “, i cili bazohet në idenë e absurditetit të fatit njerëzor.
1965-Vdes shkrimtari anglez me origjinë amerikane Thomas Stearns Eliot, një nga poetët më të njohur evropianë të shekullit të 20-të, fitues i shumë çmimeve, përfshirë Çmimin Nobel në 1948 dhe çmimin Goethe në 1954. Ai mban 16 vlerësime nderi. Beta