Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për dekretimin e ministrave në kabinetin qeverisës. Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër zyrtare kryeparlamentarit Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme pak ditë pas ndërrimit të viteve.
Seanca e parë për këtë sesion parlamentar ishte parashikuar që të mbahej më 11 janar por dorëheqja e ministrit të Jashtëm në detyrë ndryshoi gjithçka. Largimi i tij nga posti bëri që Rama të kryente lëvizje të tjera në kabinetin e tij.
Në vend të tij në Ministrinë e Jashtme vendosi numrin një të asaj të Mbrojtjes, Olta Xhaçkën, ndërsa për të zëvëndësuar socialisten zgjodhi ish-zv.kryeministrin, Niko Peleshi. Pasi u bënë publikë emrat u dërguan në Presidencë dhe më pas u dekretuan nga kreu i shtetit Ilir Meta. Megjithatë duhet të kalojnë sot në Kuvend.
g.kosovari