Juventus nuk gabon dhe rikthehet te fitorja duke mposhtur Udinesen me shifrat 4-1, në “Allianz Stadium”.Pjesën e parë torinezët e mbyllën me shifrat 1-0 falë golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 31-të pas një topi të dhënë nga Ramsey.
Në fillim të pjesës së dytë, pikërisht në të 49-tën. portugezi asistoi për Chiesën në golin e dytë dhe në të 70-tën Ronaldo shënoi golin e tretë duke kompletuar dopietën personale. Udinese gjeti golin e vetëm me Zeegelar në minutën e 90′, ndërsa në shtesë pati kohë edhe për një gol nga Dybala, që shënoi të dytin personal këtë sezon.
Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e 5-të me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa Ronaldo shkon në kuotën e 14 golave në Serie A. Të mërkurën Juventus do të përballet në “San Siro” me Milanin.
g.kosovari