Mbrëmjen e sotme në Soiree me Jonida Shehun në Abc News ishte i ftuar edhe këngëtari shqiptar, me famë ndërkombëtare Claydee.
Ai ka folur për arritjet e tij më të mëdha gjatë 2020 dhe një ndër sukseset e tij është padyshim kënga e tij “How bad do you want it” që u bë kolonë zanore e filmit të famshëm “Fast and Furious” .
Për këtë projekt kaq të rëndësishëm kinematografik, Claydee ka folur në Soiree duke tregur se në fakt ka marrë edhe vlerësimin nga YouTube.
“Para një jave më erdhi pllaka e platinit që albumi ka bërë 8 miliardë streams dhe është kënga ime brenda aty dhe jam shumë i lumtur”, është shprehur Claydee.
“Sa para janë kaq streams?”, e ka pyetur Jonida Shehu më tej.
“Aq para sa të duhet të fillosh që të bësh edhe akoma më shumë gjëra të tjera”, u përgjigj Claydee.
g.kosovari