Shpërthimi i fishekzjarreve shenjon edhe hyrjen e vitit të ri, ndërsa me ngjyrat e shumta i japin edhe më shumë gjallëri mbrëmjes së fundvitit.
Por përveç bukurisë që ato kanë, fishekzjarret mund edhe të dëmtojnë, siç është njoftuar shumë herë për lëndime të personave nga shpërthimi i tyre, ku jo pak kanë vdekur.
Kohët e fundit shitja e tyre në pothuajse të gjithë botën është ndaluar me ligj, ndërkohë që janë bashkitë apo komunat që merren me organizimin dhe shpërthimin e tyre.
Por disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë vërtetë të trishta, pasi qindra zogj shihen të ngordhur në rrugët e romës, pasi janë mbytur nga tymi i fishekzjarreve apo janë goditur nga to./a.p