“Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të marrësh drejtimin nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel”, shkroi kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa në Twitter.
Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Disa sfida të vështira priten këtë herë, përfshirë adresimin e pasojave të pandemisë. Portugalia do të trajtojë gjithashtu propozimin e Komisionit Evropian për një politikë të përbashkët migrimi.
“Një fokus i mëtejshëm do të jetë forcimi i marrëdhënies së bllokut me Afrikën”, theksuan zyrtarët portugezë.