Sherr mes ‘krushqve’ në Vlorë/ 25-vjeçari dhunoi bashkëjetuesen dhe babain e saj, vëllai e plagosi

VLORË

Zbardhet plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, një  sherr mes dy familjeve, fëmijët e të cilave kishin një lidhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur paraditen e datës 31.12.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi Xh. M., 25 vjeç, arrestuan në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin K. K., 18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, ku shtetasi Xh.M ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe babait të saj shtetasit A. K., 46 vjeç banues në lagjen “Partizani”, Vlorë (familjarë të autorit të ngjarjes, shtetasit K.K).

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë dhe shtetasi Xh.M, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës” shtetasit N. H., K.H., F. H., (familjarë të shtetasit të dëmtuar M. H), pasi këta të fundit kanë dhunuar banesën dhe kanë kanosur shtetasin A. K. dhe familjarët e tij.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 1 sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com