Të paktën 16 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi në aeroportin e Adenit në Jemen.
Sipas forcave të sigurisë, sulmi i armatosur nisi menjëherë pasi në pistën e aeroportit u ul avioni që transportonte një pjesë të kabinetit të ri qeveritar që kthehej nga Arabia Saudite. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonë.
Në avion, raportohet se ishte i pranishëm kryeministri, Maeen Abdulmalik, ambasadori saudit në Jemen, Said al-Jaber, dhe disa ministra, të cilët shpëtuan të palënduar nga sulmi dhe u transferuan të sigurt në Pallatin Presidencial.
“Ne dhe anëtarët e qeverisë jemi përkohësisht në Aden dhe të gjithë janë mirë. Akti frikacak terrorist që shënjestroi aeroportin është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve të tij të mëdhenj”, shkruan kryeministri Maeen./a.p