KROACI
Dy persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit me magnitudë 6,4 të shkallës rihter që rreth orës 12:20 goditi Kroacinë.
Sipas mediave vendase ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve të specializuar identifikuan dhe shpëtuan një grua që ishte varrosur në shembjen e bashkisë së qytetit Petrinja. Ndërsa një tjetër pëson tjetër u nxor nga rrënojat e një ndërtese në Majske Poljane.
Deri tani tërmeti i fuqishëm në Kroaci me epiqendër qytetin Petrinja ka shkaktuar 7 të vdekur ku viktima më e vogël është një 12-vjeçare. Ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.