Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas ndryshimeve të sotme në Qeveri.
Teksa ka falënderuar Gent Cakajn për përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim mirëpret emërimin e Olta Xhaçkës në pozicionin e ministres së Jashtme si dhe emrërimin e Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes.
“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë.
Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!
Mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme. Ajo ishte një partnere e jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe në rritjen e aftësitë si aleat në NATO. Ne shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik.
Ne mirëpresim emërimin e Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe Flamuri i Shqipërisë të mbetet më i forti i miqve, partnerëve dhe aleatëve të NATOS.‘ shkruan Kim.
Më herët Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar ndryshimet në qeveri që janë bërë publike nga Kryeministri Edi Rama.
Në postim në mediat sociale, në emër të PD, Bardhi shkruan se ndryshimet nuk sjellin asnjë dhe janë vetëm riciklim të korruptuarve.
“Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë. Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij”, theksonte Bardhi.
/a.r