Lëvizja Demokratike Shqiptare me përfaqësues Myslim Murrizin vetëm pak minuta pas Bindjes Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar nenin 163 të Kodit Zgjedhor. Edhe Murrizi shprehet se ky nen barazinë e votës.
“Kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese një padi për nenin 163 të Kodit Zgjedhor, i cili u heq të drejtën shqiptarëve që të zgjedhin me votë direkte përfaqësuesit e tyre. Megjithëse Gjykata Kushtetuese ishte e ndarë 2,2,2 mes tre palëve, unë shpresoj që presioni të ruajë njëlloj neutraliteti të kësaj gjykate. Do të ftoja subjektet politike që ta kundërshtojnë këtë Kod Zgjedhor, dhe t’i bashkohen kërkesës sime, ftoj edhe zonjën Topalli, që në rast se nuk kanë karamelen në fyt që të na bashkohen. I bëj thirrje dhe zonjës Kryemadhi që të na bashkohet, pasi Ilir Meta u fut në grevë urie në vitin 2008 për ndryshimet e njëanshme në Kod”, ka deklaruar ndër të tjera z. Murrizi./a.p