Në kryeqytet afro 20 % e persona të testuar me test të shpejtë për Covid rezultojnë pozitiv.
Epidemiologu Rexhep Muja thotë se një personi, pasi kryen testin e shpejtë, mund t’i rekomandohet të bëjë edhe PCR-në apo siç njihet ndryshe tamponin.
“Për rrethin e Tiranës po ta llogarisësh rreth 600 teste mund të jetë një përqindje pozitiviteti mesatar. Që mund të variojë, 15-20 % në ditë. Shikojmë edhe kuadrin klinik të pacientit pasi ka pacientë që kanë nevojë edhe për PCR dhe rekomandojmë edhe PCR”.
Por në cilat raste rekomandohet të kryhet edhe PCR-ja?
“Kur e shikojmë që i sëmuri ka shenja dhe me rapid test del negativ dhe është negativ me rapid test , rekomandojmë PCR”.
Sipas epidemiologëve pjesa më e madhe e qytetarëve të dyshuar për Covid po testohen me testet e shpejta Covid.
Kryeqyteti vijon të mbetet vatra kryesore e të infektuarve me koronavirus me mbi 13 mije raste aktive me Covid.
/a.r