Të dielën, nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Jiuquan, Kina dërgoi me sukses në orbitën e planifikuar nëpërmjet një rakete mbartëse “Marshimi i Madh” satelitin e telekomanduar “Yaogan-33”. Gjatë këtij misioni, u lëshua edhe një satelit eksperimental i mikro-nanoteknologjisë.
Sateliti i telekomanduar “Yaogan-33” dhe sateliti eksperimental i mikro-nanoteknologjisë përdoren kryesisht në fushën e eksperimenteve shkencore, për hulumtimin e tokës dhe të burimeve, parashikimin e vëllimit të prodhimit bujqësor, parandalimin e fatkeqësive etj.
Ky është misioni i 357-të i një rakete mbartëse të serisë “Marshimi i Madh”.