Në 10 muajt e parë të 2020-ës numri i ankesave në komisariatin dixhital u rrit më 3.9 %.
Gati 39 mijë raportime nga qytetarët për shkelje të ndryshme në aplikacionin e ngritur 5 vite më parë.
Komisariti dixhital u ngrit nga qeveria në vitin 2015-të, kohë kur ministria e brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.
E ideuar si një platformë online ku qytetarët mund të raportojnë me foto ose video shkelje të ndryshme apo vepra penale duke i siguruar anonimatin, komisaiati dixhital vijon të jetë një databazë e vlefshme në duart e policisë.
Referuar të dhënave zyrtare për 10 mujorin e 2020-ës në këtë platformë kanë mbërritur 38 mijë e 852 njoftime nga publiku ose 3.9 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019-të. E thënë ndryshe në adresë të uniformave blu kanë mbërritur online rreth 1500 ankesa më shumë.
Shifrat janë bërë me dije në planin e strategjisë Ndër-sektoriale të Sigurisë në Komunitet 2021-2026.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se shumica e ankesave online që prej krijimit të komisariatit dixhital janë për parkime të gabuara, ndërtime të paligjshme, zënie të hapësirave publike, ankesa për zhurmë, vjedhje energjie dhe shqetësime të tjera.
Po të njëjtat burime thanë se një edhe një pjesë e mirë e denoncimeve kanë rezultuar të pavërteta pas konstatimeve në terren nga agjentët e policisë.