LDK mblodhi Kryesinë, brenda pak ditësh pritet të bëhet publik emri i kandidatit për kryeministër.
Derën e partisë e hapën qysh në mëngjes.
Kjo pasi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mblodhi Kryesinë.
Pritjet nga kjo mbledhje lidheshin me emrin e kandidatit për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Por, lideri i LDK-së, në fund nuk dha një emër, shkruan gazetaexpress
Mustafa shtoi se tani nuk mund të flas me emra.
Për të njëjtën çështje, foli edhe kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti.
Edhe ai tha se brenda 2-3 ditësh do të dalin me emrin për kryeministër.
E kur u pyet për emrin e tij, Hoti tha se janë pyetje hipotetike.
Mirëpo, Avdullah Hoti mbetet një nga mundësitë për këtë kandidim nga LDK-ja.
Kështu konfirmoi nënkryetari i kësaj partie Haki Rugova.
Rugova tha se Hoti nesër do t’ua paraqes planin për shkuarjen në zgjedhje edhe kryetarëve të degëve.
Sipas Rugovës Edhe ish-ministri Lumir Abdixhiku, mund të jetë njëri ndër kandidatët potencial për kryeministër.