Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur, pasi një tren ka përplasur një veturë te zona e njohur si “Përroi i njelmët”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për një aksident në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 4 persona”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Ndërkohë që ngjarja po hetohet nga policia.
/a.r