Nga Enver Robelli
Ne 10-vjetorin e pavaresise (2018) ne Kuvendin e Kosoves propozoi “president te perbashket” te Kosoves dhe Shqiperise.
Ishte nje deklarate populliste per t’u dukur “babai i kombit” dhe ishte nje deklarate qe ne thelb shtetesine e Kosoves e shihte si diçka eksperimentale, te perkohshme.
Me 2013 mbajti nje fjalim ne Kuvendin e Kosoves ku u perpoq te rishkruaje historine e Kosoves – duke mos permendur Ibrahim Rugoven dhe duke e “stolisur” fjalimin e tij me citate figurash pa vota e pa ndikim ne Kosove. Fjalimi i tij u bojkotua me te drejte nga deputetet e LDK-se.
Kacafytja verbale me Ramush Haradinajn per pak perfundoi ne gjyq – sipas nje padie te Rames, te cilen e terhoqi. Edhe themelimi i nje komisioni per gjoja sqarimin definitiv se asnje individ i UÇK-se nuk ka kryer krime ne Shqiperi, eshte loje e ndyre elektorale e eksponenteve te Partise Socialiste.
Instrumentalizimi i historise se Kosoves eshte veprim i turpshem. Edi Rama i ndihmon Kosoves (dhe Shqiperise) nese nuk e keqperdore Kosoven per agjenda elektorale.
E njejta vlen edhe per politikanet e Kosoves. Shqiperia ka te drejte te kerkoje takse rrugore. Sepse ne asnje shtet normal nuk mund te kalosh neper autostrade pa paguar.
Pse nuk po i kerkojne politikanet e Kosoves Ali Ahmetit te ndikoje te heq taksen e autostrades ne Maqedoni?
Por, Shqiperia nuk ka te drejte te diskriminoje qytetaret e Kosoves, te cilet duhet te paguajne per autostrade, ndersa banoret e Kukesit jo.
Zgjidhja me e mire do te ishte qe shoferet te paguajne nje vinjete vjetore prej 7 deri 10 euro.
Dhe keto para te shkojne ne arken e shtetit shqiptar per te mirembajtur autostraden.
Tani parate e kosovareve i arketon nje biznesmen i afert me Partine Socialiste.
Ne pergjithesi politikanet e Kosoves nuk kane pse te ankohen ore e çast per mungesen e ndihmes nga Tirana. Thelbi i problemit qendron te qeverisja e keqe shumevjecare ne Kosove.
Pershembull: asnje politikani ne Tirane nuk do t’i vinte rendi te perkrahte prishjen e kufijve te Kosoves po te mos kishte promovues te ideve te tilla ne Prishtine.