Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj 9 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm, dhe shkak për këtë janë bërë fanellat me mbishkrimin “Jam krenar që jam mysliman” i familjarëve të të arrestuarve.
Nq seancën e sotme, të pandehurit u larguan nga salla, ndërsa qëndroi vetëm i akzuari Genci Balla. Kjo pasi të arrestuarit kërkuan që të lejoheshin familjarët e tyre, por kjo kërkesë u refuzua. Dhe ashtu si javën e kaluar, edhe këtë radhë familjarët e tyre mbanin veshur fanellat “Jam krenar që jam mysliman”.
Burime për JavaNews.al bëjnë të ditur se në sallën e gjyqit, të akuzuarit janë shprehur se ata nuk njohin ligjet shqiptare por vetëm ato të Allahut.
Edhe në seancën e shkuar të pandehurit e akuzuar për rekrutimin e 70 personave me qëllim pjesmarrjen në luftën për xhihad në Siri, nuk pranuan të vijojnë gjykimin, për shkak se perkrahësit e tyre nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në seancë.